Transmetuar më 25-06-2022, 12:19

Tiranë- E djeshmja ishte dita e provimit të fundit të Maturës Shtetërore, lënda me zgjedhje.

Sot maturantët janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit ku kërkojnë ripërsëritje të testit pasi ato e konsideruan testin të vështirë.

Disa prej tyre që kishin zgjedhur lëndë me zgjedhje Biologjinë apo dhe Fizikën, shprehen se pyetjet ishin jashtë programit.

Një ditë më parë janë publikuar notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe nga 29 731 maturantë pjesëmarrës në testim, vetëm 4 kanë arritur të marrin notën maksimale, 10. Rezulton nga të dhënat se 383 maturantë kanë marrë notë jo kaluese, ndërkohë që nota mesatare e përgjithshme është 7.45. (noa.al/M.D)