Transmetuar më 25-06-2022, 12:07

Meksikë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në Meksikë.

Një këngëtare meksikane u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj ditën e premte.

Yrma Lydia 21-vjeç, e cila sapo kishte nisur karrierën në muzikë, u qëllua me armë në restorantin Suntory Del Valle në jug të qytetit, nga bashkëshorti i saj 79-vjeçari, Jesús Hernández Alcocer.

Klientët në restorant kanë dëshmuar se fillimisht ka pasur një debat mes palëve, ndërsa më pas autori ka qëlluar 3 herë.

Alcocer u përpoq të korruptonte policinë për ta lënë të arratisej.

Dhuna ndaj grave është rritur ndjeshëm së fundmi në Meksikë, ku çdo ditë vriten mesatarisht 10 gra. (noa.al/M.D)