Transmetuar më 25-06-2022, 10:17

Milani dhe Interi rivalizuan për titullin deri në ditën e fundit dhe sipas Giorgio Chiellini, në fund nuk fitoi më i forti. Qendërmbrojtësi që sapo është larguar nga Juve për të luajtur në MLS, në specialen për Dazn kushtuar kampionatit të Serie A, u shpreh i sigurt se titullin e meritonte skuadra e Inzaghit.

Në të vërtetë, Chiellini tha: "Unë mendoj se Interi është më i fortë se Milani". Giorgio kujton kohën kur Allegri mbërriti te Juve dhe gjeti një ekip të formuar tashmë nga Antonio Conte: "Inzaghi gjeti bazën e punës së Contes, por Milani dhe Napoli mund ta shqetësonin atë".

Juve mbylli një sezon zhgënjyes, aq sa për të shkuar në Champions League. Por edhe këtu gjërat mund të kishin qenë ndryshe, sipas ish-kapitenit bardhezi:

“Paradoksalisht, ne humbëm në mënyrë të pamerituar ndeshjen më të mirë të vitit kundër zikaltërve dhe aty përfundoi ecuria jonë e shkëlqyer, e cila ndoshta do të kishte rezultuar bosh, sepse Milani do të kishte fituar në fund, por do të na kishte lejuar të rivalizonim edhe ne. Nuk ndodhi".

Skuadra e Allegrit do të tentojë sërish sezonin e ardhshëm për ta fituar titullin, por do të ketë rivalë të fortë përballë.