Transmetuar më 25-06-2022, 08:35

Itali- Media italiane ka publikuar pamjet e udhëtimit të fundit të Elenës. Marrja nga kopështi, dërgimi në shtëpi, dërgimi në lëndinën e ekzekutimit, kthimi vetëm në shtëpi.

Gjithçka ka zgjatur një orë e nëntë minuta. Kaq do i mjaftonte Martina Patti për të vrarë vajzën e saj 5-vjeçare Elena Del Pozzo më 13 qershor në Catania. “Quarto Grado” në episodin e së premtes shfaqi pamjet e regjistruara nga një kamera vëzhgimi në të cilat shihet gruaja duke sjellë fëmijën në shtëpi, për të dalë sërish me të pas 24 minutash.

Në pamjet e transmetuara nga Rete 4, teksa nëna po shkonte për në shtëpi, shohim vogëlushen e ulur në sediljen e përparme. Ndërkohë, kur ato dolën sërish, ku nëna e saj me sa duket po e çonte në fushën ku u gjet kufoma, Elena ishte ulur në sediljen e pasme.

Kamera e vëzhgimit regjistron herën e tretë teksa kalon makina e Martina Patti: pikërisht një orë e nëntë minuta më vonë. Këtë herë gruaja është e vetme, pa fëmijën dhe është nisur sërish për në shtëpi. Duart e saj ishin vendosur fort në timon dhe nuk duket se kishte asnjë shenjë nervozizmi nga ana e nënës.

Ja pamjet që tregojnë udhëtimin makabër të Martinës.