Transmetuar më 23-06-2022, 23:26

Britania e Madhe- Nuk isha unë. Jo!

Një shqiptar i akuzuar si kultivues droge u gjet i fshehur brenda një koshi me rrota në Angli.

Ai u zbulua nga një qen nuhatës policie, ndërsa sot është dënuar me tetë muaj burg.

Policia e Nottinghamshire tha se ata u njoftuan nga banorët për një erë kanabisi që vinte nga një shtëpi në Mansfield Woodhouse më 7 shkurt. Brenda banesës u gjetën më shumë se 150 bimë kanabisi, që kapnin vlerën e 90,000 £.

Roja, Armando Hysaj ia mbathi me vrap nëpër bahçet e fqinjëve, kur oficerët e policisë zbarkuan në banesën dhe gjeti vendin “perfekt” për t’u fshehur. Një kosh mbeturinash!

Dhe ndoshta mund t’i kishte shpëtuar arrestimit, nëse nuk do kishte qenë për Yogin, qenin e policisë. Kur u arrestua, 25-vjeçari u tregua i kujdesshëm që të mohonte përgjegjësinë për drogën duke thënë: Unë? Jo!.

Hysaj kishte hyrë ilegalisht në Britani nëpërmjet Spanjës. Fillimisht ai qëndroi në një prej qendrave të deportimit, pranë Gatwick, përpara se t‘i jepej një tjetër alternativë akomodimi. Por ai përfundoi duke rritur kanabis dhe u shpall fajtor të mërkurën nga gjykata e Nottingham, e cila e dënoi me 8 muaj burg, ndërsa përballet edhe me deportimin drejt Shqipërisë./BBC