Transmetuar më 23-06-2022, 17:00

Mirditë- Një zjarrë i madh ka rënë në Lajthizë të Mirditës.

Mësohet se flakët janë duke u përhapur në një zonë malore, ku edhe ndërhyrja është e vështirë. Ndërkohë, vatra po favorizohet edhe nga era.

Aktualisht janë përfshirë nga flakët 5 hektarë tokë dhe për shuarjen e tyre është angazhuar Shërbimi Pyjor.

Vatra është aktivizuar rreth mesditës, ora 12:30.

Në terren ndodhet vetëm një automjet zjarrfikës, por që nuk ka mundësi t’i afrohet vatrës si dhe tre punonjës të shërbimit pyjor. (noa.al/M.D)