Transmetuar më 23-06-2022, 10:05

TIRANË- Këngëtarja Tayna ka rindezur konfliktin me Dafina Zeqirin pas 2 vitesh me veprimin saj të fundit në një koncert.
Në një nga koncertet e fundit, ka ndryshuar tekstin e bashkëpunimit të tyre i ka hequr emrin e Dafinës.
Në një video të bërë virale në TikTok ajo thotë: “Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”.
Doruntina është emri i vërtetë i Taynës ndërkohë që kënga origjinale është “Kërkush mo, veç Tayna e Dafina”.
Fansave të Dafinës nuk u ka pëlqyer ky veprim dhe menjëherë kanë shpërthye në ofendime.
Tayna nuk ka bërë asnjë reagim mbi këtë ngjarje. (noa.al/M.D)