Transmetuar më 22-06-2022, 23:25

Itali- Kapen duke vjedhur, vriten dy hajdutët.

Dy të rinj të moshës 30 dhe 31 vjeç janë vrarë në një fermë bujqësore në Acireale, në zonën e Catanias. Sipas hetuesve viktimat mund të jenë dy hajdutë agrumesh dhe janë vrarë pasi janë kapur duke vjedhur, ndërsa në vendngjarje për hetimet ndodhen karabinierët.

Personat që janë vrarë janë dy kushërinj, të identifikuar nga media italiane si Vito dhe Virgilio Cristian Cunsolo, të dy nga Catania. Ata janë gjetur të pajetë në një shtëpi brenda një ferme në via Roccamena në fshatin Pennisi.

Zbulimi u bë nga disa të afërm të viktimave pasi të dy nuk ishin kthyer në shtëpi mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë, pozicioni i një të moshuari, ndoshta një nga pronarët e shumtë të zonës, po shqyrtohet nga hetuesit.

https://www.tgcom24.mediaset.it/cronaca/sicilia/acireale-catania-rubavano-agrumi-due-uomini-uccisi-in-un-campo_51687551-202202k.shtml