Transmetuar më 22-06-2022, 22:19

Shkodër- Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 21:20, në afërsi të fshatit Shtoj.

G.B. 27 vjeç, banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar, e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.   Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit. noa.al