Transmetuar më 22-06-2022, 19:43

Kjo histori e tmerrshme ka ndodhur në Zelandën e Re.

Teksa po ktheheshin me fugonin e tyre nga një funeral, 7 pjesëtarët e një familje, që u përkisnin tre brezave, kanë mbetur të vdekur në vend, dhe dy të tjerë u plagosën rëndë, ndërsa furgoni që po udhëtonin u përplas me një rimorkio.

Një nga të mbijeturit është Pedro Clariman, 26 vjeç, i cili në momentin e përplasjes ishte duke fjetur. Kur hapi sytë, Pedro zbuloi se partnerja e tij, vajza e tyre 10 muajshe Mika, vëllai, halla, njerku dhe kushëriri kishin mbetur të vdekur në vend.

Veç Pedros, aksidentit i ka shpëtuar edhe vëllai, i cili ishte për një kohë të gjatë në koma dhe në gjendje kritike për jetën. Ai u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni masiv për shkak të dëmtimeve të shumta në shpinë dhe kokë.

Vëllai tjetër i Pedros, i cili nuk i ishte bashkuar udhëtimit për shkak se kishte probleme sepse e zinte makina, ka rrëfyer mbi gjendjen e tij.

“Vëllai im Pedro pa trupin e babait tim në rrugë dhe më pas vëllait tim Luie. Pastaj minutën tjetër, helikopteri ishte aty, duke e çuar vëllanë tim të vogël në spital. Për të ishte shokuese. Kur pa se në aksident kishte humbur jetën edhe partnerja e tij dhe vajza 10 muajshe, im vëlla u shkatërrua. Është në gjendje shumë të keqe, i kanë humbur dy dashuritë e jetës. Është thjesht tronditëse, të ndodhë kaq shpejt. Në vetëm një pulitje sysh është zhdukur gjithçka”, ka deklaruar ai.

Në ditët pas tragjedisë, David tha se kishte folur me vëllanë e tij, i cili shpëtoi mrekullisht nga aksidenti i frikshëm, me vetëm pak dëmtime të lehta.