Transmetuar më 22-06-2022, 18:03

Shkodër-  Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Shkodër, pasi u kapën duke luajtur lojëra të fatit.

E. Z., 32 vjeç, banues në lagjen “Ajasem”, Shkodër, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” e kryer në bashkëpunim, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. A. P., 54 vjeç, banues në lagjen “Perash”, Shkodër, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: G. L., 60 vjeç, I. O., 31 vjeç, E. V., 39 vjeç, M. A., 58 vjeç, A. K., 42 vjeç, B. T., 32 vjeç, B. T., 65 vjeç, B. N., 37 vjeç dhe A. A., 34 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Janë sekuestruar 1 tavolinë pokeri, 1 valixhe me çipsa, 5 palë letra bixhozi dhe 2 aparate celulare.