Transmetuar më 22-06-2022, 09:41

Teksas- Komuniteti do të shkatërrojë shkollën fillore ‘Robb’ në Teksas, ku u vranë me armë zjarri 19 nxënës dhe dy mësuese.

Vrasja e 21 personave nga 18-vjeçarit Salvador Ramos, bëri që komuniteti të marrë vendimin që të mbyllte shkollën dhe më pas ta shkatërronte atë.

Sipas Sky News, lajmin e konfirmoi kryebashkiaku Don McLaughlin në konferencën për shtyp të këshillit të qytetit të Uvalde.

"Nuk mund t’i kërkoni kurrë një fëmije ose mësuesit të kthehet në atë shkollë"- tha ai.

Por ai shtoi se nuk kishte ende një afat kohor të saktë se kur do të prishej shkolla. Megjigjatë shumë persona nuk kanë qenë dakort me vendimin e marrë. Steven Mçraw, drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike në Teksas, e quajti një "dështim të tmerrshëm". Ai rikujtoi përsëri se rreth 19 oficerë kishin pritur mbi një orë në një korridor jashtë klasave përpara se një ekip special i Forcave Kufitare të hynte dhe të vriste personin e armatosur.