Transmetuar më 22-06-2022, 08:14

SHBA- Pëson difekt teknik, ulet në pistë dhe shpërthen në flakë një aeroplan i linjës ajrore Domenikane.

Ai  mbante më shumë se 100 pasagjerë në bord dhe u ul në aeroportin e Majamit.

Avioni çau një ndërtesë të vogël dhe një kullë komunikimi ndërsa rrëshqiste përgjatë asfaltit përpara se të shpërthente në flakë, raporton DailyMail. 

Tre persona janë dërguar me urgjencë në spital pas aksidentit. Avioni mbante 126 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit. Administrata Federale e Aviacionit tha se pajisjet e uljes së avionit nuk funksionuan. Ai ishte pjesë e një flote nga Red Air, një linjë ajrore  e themeluar vitin e kaluar në Republikën Domenikane.