Transmetuar më 21-06-2022, 12:23

Greqi- Babai shqiptar dhunon vajzat e tij në Greqi
Ngjarja ndodhi në Heraklion.
Një baba 54-vjeçar ka dhunuar dy vajzat e tij pasi njëra prej tyre, rreth 20 vjeçe i kërkoi para.
Ai u përpoq t’i shpjegonte se nuk kishte, por vajza këmbënguli. Situata agravoi derisa 54-vjeçari e goditi të renë dhe i shkaktoi mavijosje në sy.
Vajza më e vogël e familjes, 18-vjeçe, ka nisur të godasë me shqelma të atin duke mbrojtur të motrën.
Të gjithë përfunduan në Drejtorinë e Policisë ku u morën në pyetje, ndërsa çështja po shqyrtohet sot në Gjykatë.
babai shqiptar rrezikon të dënohet për dhunë në familje.