Transmetuar më 21-06-2022, 12:11

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Kolanec të Maliqit.

Martin Çeço 26 vjeç u mbyt me litar dhe trupi i tij u hodh në rezervuar.

Tre persona janë arrestuar për këtë ngjarje, Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Bleti Angjo, të cilët u lanë në arrest me burg nga Gjykata e Korçës një ditë më parë. Shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një vajzë, e cila mesa duket ka qenë e lidhur me një prej autorëve të dyshuar, Valter Mollajn. Kjo është pista ku po heton policia.

Emisioni Uniko nga Spartak Koka ka udhëtuar drejt fshatit Kolanec dhe është takuar me babain e Martinit. Në një intervistë, i ati ka treguar momentet e para se si djali i tij u njoh me vajzën në fjalë.

Ajo punon në një byrektore në qytetin e Korçës dhe aty djali i tij e ka parë për herë të parë kur ka qenë me një shokun e tij nga fshati Kolanec.

Nevzat Çeço: Qante 4-5 ditë. Po pse qan? Unë nuk do t’i shkruaj më, kjo më shkruan vjersha. I bënte për të vrarë.

Spartak Koka: Si për të vrarë?

Nevzat Çeço: Dilnin ato varret…

Spartak Koka: Kush është kjo vajza? Si e ka emrin?

Spartak Koka: Si e ka njohur djali këtë vajzë?

Nevzat Çeço: Hëngri byrekë në Korçë (Vajza punonte në byrektore). Edhe i tha atij të fshatit që unë e pëlqej këtë çupën. Mua më pëlqeu tha. Shkuan në Goskovë. Aty jetonte babai i saj. Këtë e gjetën jashtë. I thanë të atit. Ky fshatari jonë i thotë që pëlqeu çupën tënde. Shumë mirë tha i ati, s’ka ndonjë gjë. Po unë çupën e kam me shkollë tha, ajo po të dojë vetë mirë. Po unë çupën time nuk e jap në Kolanec, tha, po deshi ajo le ta marri. Vajti djali një ditë pastaj atje. Ajo ia preu. Nuk do marr gjë i tha. Ik, i tha, po s’ke për të marrë gjë. Uli kokën djali, iku me turp.

Një ditë isha me djalin unë (te dyqani i byrektores), mirëpo djali nuk hyri. Kjo më erdhi mua dhe më tha xhaxhi çfarë do. Unë mbeta, më vinte të qaja sikur e kisha evlatin tim. Erdhi solli byreçkën ajo, Martini ishte përjashta. Kjo i tha pronarit, ik shikoje e ka djalin jashtë. Doli jashtë, e pa djalin. Djalin e ke këtu, më tha ky pronari. Do marrim ca gjëra, i thashë unë, edhe pastaj do ikim. Edhe vajti se çfarë i tha kësaj në banak. Kontaktet i mbajti fshehurazi djalit. Kjo hapte Instagrame të tjera, të fshehta. Këtij tani i vinte inat, qante pse s’pranon të lidhet.