Transmetuar më 20-06-2022, 23:35

Tiranë- Kanë dalë emrat e burrë dhe grua që vdiqën sonte në Tiranë.

Policia e Tiranës bën me dije se vendin e quajtur “”Nënstacioni i Selitës”, është marrë njoftim se shtetasi M. M., (nipi) ka gjetur në banesë pa shenja jete shtetasin Safet Meçaj (gjyshi) 80 vjeç dhe pa ndjenja shtetasen Arta Meçaj (gjyshja), 80 vjeç.

Burime të policisë thonë se, sipas dyshimeve të para, bashkëshorti është vetëvarur, ndërsa e moshuara, ka pësuar arrest kardiak kur parë burrin e pajetë.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave që dërguan të moshuarin drejt aktit fatal. noa.al