
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 500 testime, 52 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 20 të shëruar në 24 orët e fundit
Personat që po identifikohen çdo ditë me kovid në vendin tonë, janë me dhjetëra, por ajo që po shqetëson kohët e fundit është rritja e ndjeshme e pozitivitetit të testimeve.
Këto ditë, 10 deri 15 për qind e testimeve dalin pozitivë, ndërkohë që pak muaj më parë kjo përqindje ishte deri në 3-4 për qind.
Edhe në 24 orët e fundit ashtu si shpesh këto ditë, më shumë se një në dhjetë tamponë del pozitivë dhe këtu flitet për testim vetëm të një personi në familje apo rreth familjar.
Ministria e Shëndetësisë tha se në 24 orët e fundit, janë kryer 500 testime, nga të cilatmbi 10 për qind kanë rezultuar pozitivë me COVID19. Konkretisht janë 52 qytetarë, në këto bashki:
28 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Roskovec, Lushnje, Vlorë, nga 2 qytetarë në Divjakë, Selenicë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Shkodër, Durrës, Kamëz, Kavajë, Himarë, Sarandë.
Aktualisht janë 328 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,865 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (11 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 52
Të shëruar në 24 orë 20
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 500
Testime totale 1,834,723
Raste pozitive 276,690
Raste të shëruara 272,865
Raste Aktive 328
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 232
Fier 44
Vlorë 20
Korçë 8
Shkodër 7
Durrës 6
Elbasan 4
Gjirokastër 4
Berat 2
Lezhë 1