Transmetuar më 11-06-2022, 14:26

Tiranë- Vritet me eksploziv me telekomandë i riu në afërsi të TEG-ut në Tiranë.

Aleksandër Sadikaj 27 vjeç, u vra me eksploziv në makinën e tij në zonën e Saukut në Tiranë.

Noa.al raporton se automjeti tip "Wolksvagen", me targa A… 077 PO, që drejtohej nga shtetasi Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç nga Berati, ka shpërthyer në flakë nga vendosja më parë e një sasie lënde eksplozive, ndoshta e komanduar në distancë.

Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në spital.

Aleksander Sadikaj

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. noa.al

Makina që po digjet pranë TEG

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd