Transmetuar më 08-06-2022, 22:47
Hong Kong – Një e re 36-vjeçare ka rënë në prangat e policisë në Hong Kong pasi u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale me një burrë në ballkon.
Pamjet e bërë virale zgjatin rreth 17 sekonda, dhe tregon kryesisht një grua pa rroba dhe një burrë të zhveshur duke bërë seks në një ballkon në Hong Kong.
Policia thotë se e ka zbuluar klipin pasi ka qarkulluar në internet dhe e ka cilësuar rastin si një akt kundër mirësjelljes publike.
Gruaja u arrestua në Sau Mau Ping të martën, ndërsa burri u lirua me kusht.