Transmetuar më 04-06-2022, 18:58

Këngëtarja e famshme Mariah Carey është në telashe dhe rrezikon të paguajë 20 milionë dollarë, pasi akuzohet për shkelje të të drejtave të autorit në këngën e saj hit, All I Want for Christmas Is You.

Nën akuzë është dhe producenti muzikor Walter Afanasiev. Padia është ngritur nga nga kompozitori Andy Stone.

Mariah Carey e publikoi këngën në vitin 1994 si pjesë e albumit Merry Christmas dhe është e njohur si një nga hitet më të famshme të festave.

Në dokumentet ligjore të paraqitura në Gjykatën e Qarkut të SHBA në distriktin lindor të Luizianës, Stone pretendon se ai e shkroi këngën në 1989 dhe nuk dha kurrë leje për ta përdorur atë.

Dokumentet, të siguruara nga PA Media (the Press Association), thonë se Carey dhe bashkëpunëtorët e saj kanë shkelur "me vetëdije" të drejtën e autorit të këngës së Stone.

Të paditurit kanë kryer veprime pasurimi me përvetësim të paautorizuar të punës së paditësit, thuhet në dosjen gjyqësore.

Merry Christmas u publikua nga Columbia Records më 1 nëntor 1994 dhe u bë albumi më i shitur i Krishtlindjeve i të gjitha kohërave në Shtetet e Bashkuara, duke shitur më shumë se 15 milionë kopje në mbarë botën.

Sipas Celebrity Net Worth, këngëtarja dhe kompozitori fitojnë çdo vit, vetëm në dhjetor, deri në 998,000 dollarë çdo dhjetor nga All I Want For Christmas Is You only. /noa.al