Transmetuar më 03-06-2022, 19:47

Bajram Begaj (i lindur më 20 Mars 1967 në Rrogozhinë) është një oficer ushtarak shqiptar, i cili po shërben si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Me gradën e lartë Gjeneral Major, që ia dha para më pak se dy vjetësh presidenti aktual Ilir Meta, dr. Bajram Begaj vjen nga radhët e studimeve mjekësore.

Në vitin 2020, Bajram Begaj mori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Vetëm pak javë më parë ai ishte në Turqi ku diskutoi me ushtarakë e lartë, marrëdhëniet dypalëshe në fushën ushtarake si dhe zhvillimet e fundit në rajon.

Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës dhr Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake.

Më herët ishte Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.

Bajram Begaj është profesor i asociuar i mjekësisë. Ai është i martuar me Armanda Begaj dhe kanë dy fëmijë të rritur.

Shefi i Ushtrisë Bajram Begaj do të jetë Presidenti i ri i Republikës, njofton Edi Rama