Transmetuar më 31-05-2022, 19:40

Në pamje shihen momentet shokuese kur një Ferrari me vlerë $600,000 përplaset kokë më kokë me tre makina të parkuara në Britani, teksa shoferi i saj nuk arrin të menaxhojë shpejtësinë e mjetit.

Ferrari SF90 , njihet gjithashtu si “automjeti më i shpejtë i dekadës”, por u përplas me mjetet e palëvizura duke shkatërruar ato dhe veten.

Përplasja e tmerrshme e javës që shkoi në Birmingham në veri të Anglisë u regjistrua nga kamerat e sigurisë, raporton TCH.

Ferrari nuk tregonte shenja ngadalësimi pas impaktit fillestar por shkaktoi një përplasje ‘domino’ duke bere dëme të konsiderueshme.

Fotot nga skena e ngjarjes tregonin se makina ishte shkatërruar plotësisht. Qeset e të ajrit ishin hapur por asnjë person nuk besohet se është lënduar në aksident.

Nuk dihet se me çfarë shpejtësi ishte duke udhëtuar makina por modeli SF90 mund të arrijë nga 0-100 km/orë në vetëm 2.5 sekonda deri në shpejtësi maksimale prej 320 km në orë.