Transmetuar më 30-05-2022, 15:19

Librazhd- Nusja që u kap në krevat nga vjehrri dhe vjerra me dashnorin, mbetet një nga temat më të diskutuara.

Vjehrra e 20-vjeçares nga Librazhdi është përballur me nusen.

Në një emision vjehrra tha se nuk e ka shfrytëzuar nusen si shërbëtore.

E reja ka treguar se ndihet e penduar për familjen dhe atyre i kërkon të falur, ndërsa familjarëve të të shoqit thotë se nuk do t’i kërkojë kurrë të falur.

“Bashkëshortit do t’i thoja pse s’më more në Gjermani, pse më le këtu. Pse më le të bëhem shërbëtore. Të ketë turp familja e tij që më shpërndau në internet. Unë edhe jam penduar edhe jo. I kërkoj falje familjes time, ndërsa atyre s’i kërkoj falje, kurrën e kurrës. E di që gabova, i kërkoj falje mamit”, tha e reja.

Vjehrra: Djali e përjetoi shumë keq. Mos më pyet fare. Pse ma bëri atë? Pyesja djalin nëse kishin probleme, e më thoshte që jo.

Vajza: Pse ma bëtë atë gjë, të ketë turp!

Vjehrra: Turpin ta keni vetë që më futët atë në shtëpi, jo unë ty.

Vajza: Ka për të ardhur nga Zoti, kaq po të them.

Vjehrra: Nëse e kam unë fajin më ardhë nga Zoti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd