Transmetuar më 28-05-2022, 12:58

Kosovë- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesnatën e kaluar Ferizajn.

Qëndrim Januzi 30-vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë Gazmend Hyseni 30-vjeç në rrugën “Rexhep Bislimi”.

Motivet e krimit janë ende mister, por mediat lokale kanë publikuar pamje nga ngjarja e rëndë ku shihet autori i dyshuar me armë në dorë teksa rri sipër trupit 30-vjeçarit pasi e qëlloi me armqë.

Januzi është vëllai i reperit Betim Janusi, i njohur ndryshe edhe si “Buta”.

Reperi Fero ka reaguar ditën e sotme për vrasjen e rëndë të 30-vjeçarit në Kosovë, teksa ka publikuar gjithashtu edhe një foto me të.

Parë në foto reperi Fero dhe vikima Qëndrim Hyseni ishin miq.

“Allahu n’xhenet vlla”, ka shkruar Fero në foton e shpërndarë në rrjetet sociale.

Autori i krimit Qëndrim Januzi