Transmetuar më 28-05-2022, 08:24

Tiranë- Fenomeni “Dubai Porta Potty” është diskutuar dhe vazhdon të debatohet edhe në median shqiptare.

Kjo temë u përfol këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë”. Mes diskutuesve ishte edhe Robert Aliaj, i cili kishte zgjedhur edhe ta ilustronte fenomenin që po fliste.

Një gjë që u vu në dukje menjëherë nga Arian Çani i cili e konsideroi Aliajn një “artist të paparë”.

Arian Çani: Shiko si është bërë? Mund të më thuash ça ke bërë? Ke vënë paruke dhe…

Robert Aliaj: Të zakonshmet!

Arian Çani: Je lyer me fekale apo jo?

Robert Aliaj: Po!

Arian Çani: Kjo meriton një super “big up” ky është një artist i paparë. Kush ta bën një surprizë të tillë? Nuk ma tha as mua.

Je i paparë plak nuk di ça të them. Je brilant. Mënyrë më të mirë për të ilustruar këtë që do flasim sot nuk ka!