
Shënoni në kalendarin e eventeve tuaja, javën 23 – 29 maj sepse Greqia do t’ju mahnisë me fuqinë e artit dhe kulturës që mbart si trashëgimi.
Në Tiranë, Shkodër e Korçë, nga skenat moderne, e deri tek parqet antike, si në Apolloni apo parkun Helen në Farkë, mbërrijnë artistë e profesionistë nga vendi fqinj.
Përmes Stelios Kerasidis, Symphonic Rebetico, Thanassis Katsaras, Miti i Amazonave, Choir of Thessaloniki apo Urban Act që do të udhëtojnë deri në Finiq e Dropull, shijoni eksperiencën fantastike të kulturës antike që mbërrin deri në Greqinë e sotme me artistët bashkëkohorë.
Eventet e kulturës: 23 – 29 Maj 2022
Takimet: Tiranë, Shkodër, Fier, Korçë, Finiq, Dropull
Organizatorët: Ambasada e Greqisë, Ministria e Kulturës
Ftesa: A jeni gati të festoni nën tingujt e muzikës greke apo të shijoni metodat antike të vizatimit të qeramikës?
Nga magjia e teatrit grek e deri te shijet e mrekullueshme të kuzhinës së pasur, java e fundit e muajit maj ua premton të gjitha këto.
Kjo festë nis me muzikë dhe mbyllet me Tiranathlon, garën sportive me tre disiplina, huazuar nga vendi ku lindën Lojërat Olimpike.
Zbuloni Greqinë e sotme përmes kulturës, eja edhe ti në këtë festë!