Transmetuar më 23-05-2022, 09:13

TIRANË- Aksident në rrugën e ‘Astirit’. Një kamion është përplasur me një taksi, duke krijuar bllokim të qarkullimit. Nga përplasja nuk ka të lënduar.

Si pasojë e përplasjes janë krijuar radhë të gjata trafiku.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.