Transmetuar më 23-05-2022, 07:47

Franca ka dy anë të medaljes në politikë. Njëra përfaqësohet nga Makron që thotë se çështje muajsh që Ukraina të futet në BE dhe tjetra, MPJ që thotë se këto janë gënjeshtra sepse duhen deri 20 vjet.

Ministri francez për Evropën, Clement Beaune, pohoi në mediat e Parisit se çfarëdo oferte e Bashkimit Evropian për anëtarësim të Ukrainës në Union, do të merrte 15-20 vjet kohë për finalizim të procesit. Ai bëri thirrje që politika të mos gënjejë.

“Duhet të jemi të sinqertë. Nëse thoni se Ukraina do t’i bashkohet BE-së në gjashtë muaj, brenda një viti apo dy, jeni duke gënjyer”, tha dje Beaune për një radio franceze, duke shtuar se ky proces merr kohë ndaj nuk mund të zgjasë më pak se 15 deri 20 vjet.

Beaune theksoi se ai nuk dëshiron të krijojë iluzione tek ukrainasit apo t’i gënjejë ata.

Këto komente erdhën pasi më herët, presidenti francez, Emmanuel Macron kërkoi që BE të ftojë Ukrainën të bëhet anëtare e Unionit ndërsa plot politikanë të tjerë kanë deklaruar se vendi tashmë në luftë mund të bëhet anëtar brenda pak muajsh duke theksuar se edhe konsensusi ekziston. /e.k/noa.al