Transmetuar më 22-05-2022, 15:15

GREQI- Akuzohet për vrasje, arrestohet pas 4 vitesh shqiptari në Greqi.

32-vjeçari shqiptar u kap sot në Kalymnos.

Protothema.gr shkruan se shqiptari, 27 vjeç, ishte arratisur nga Shqipëria në Greqi për ti shpëtuar prangave të policisë. Kjo pasi në vendin tonë akuzohej për vrasje dhe deklarim të rremë, ndaj dhe kishte vendosur që të largohej drejt Greqisë.

I riu shqiptar u kontrollua nga efektivët e policisë vendase mbrëmjen e së premtes 20 maj, ku u konstatua se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar. Menjëherë Policia e arrestoi, duke zbatuar urdhër-arrestin ndërkombëtar, ndërkohë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Ende nuk bëhenzyrtare identitetet e tij.