Transmetuar më 22-05-2022, 12:51

Pogradec- Një 71-vjeçare është gjetur e mbytur paraditen e sotme në liqenin e Pogradecit.

Viktima është identifikuar si Hatixhe Qeska, e cila kishte ikur nga banesa e saj në Korçë, në 12 shkurt të këtij viti.

E moshuara është gjetur pranë vendit të quajtur “Pompat e Tushemishtit”, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sakaq, ka nisur puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. noa.al