Transmetuar më 21-05-2022, 18:16

Durrës- Vijon operacioni ‘Plumbi i Artë’.

Sot policia ka ushtruar kontrolle në Durrës dhe Fier. Mësohet se policia dhe prokurorët e SPAK kanë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe biznese.

Kontrolle janë kryer në biznesin e Xhevdet Troplinit në Durrës, i cili njihet me nofkën ‘Poja’. Kontrollet në Fier dhe Durrës janë konfirmuar edhe mëngjesin e sotëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano.

Dy të penduarit Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë dhënë mjaft detaje dhe SPAK veproi me shpejtësi.

Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit. SPAK ka goditur 8 grupe kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe bëhet fjalë për krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje.

Ky operacion pritet të vijojë deri në kapjen e emrave të shpallur në kërkim.