Transmetuar më 21-05-2022, 13:24

Kryeministri Edi Rama, është pyetur nga gazetarët lidhur me procesin e zgjedhjes së presisdentit menjëherë pasi ka përfunduar konferencën e tij me kryebashkiakët në Vlorë.

Rama ironizoi deklaratën e ish kryeministrit Sali Berisha i cili një ditë më parë në Vlorë, e konsideroi procesin për zgjedhjen e presidentit si “karnaval”.

Zgjedhja e presidentit:

Rama: Po ç’president tani?! Ne jemi në Vlorë këtu. Gazetarja: Berisha nga Vlora tha se kyproces është një karnaval… Rama: Kush është ky?! Gazetarja: Ai…Berisha Rama: Ndjesë pastë (qesh), hajt mirupafshim!