Transmetuar më 21-05-2022, 09:57

KOSOVË-Duekt se gjithçka është zyrtare. Pas tre vitesh martesë dhe një dasëm përrallore, Blero dhe Afrona Dika i kanë fund lidhjes së tyre.

Shkak, sipas Prive është bërë distanca, pasi Blero ka dy muaj që nuk ka shkuar në Zvicër, aty ku jeton Afrona.

Edhe pse të martuar, Afrona vazhdonte jetesën e saj në Zvicër, ndërsa Blero në Kosovë mirëpo duket se kjo nuk funksionoi dhe aq mirë për çiftin.

Ishte viti 2019, kur këngëtari Blerim Muharremi (i njohur si Blero) dhe Afrona Dika kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë në Gjirin e Lalzit në Durrës. Kjo do bëhet martesa e dytë e dështuar e Bleros, pasi ai është ndarë edhe nga Teuta Krasniqi, me te cilën ka një vajzë të quajtur Tara.