Transmetuar më 19-05-2022, 19:22

Gjithnjë e më shumë po rritet  vendosmëria e Kinës për hapjen me standard të lartë. Vendi ka pasur arritje të veçanta në zgjerimin e hapjes gjatë dekadës së fundit që nga viti 2012, duke zënë vendin e parë për tregtinë e mallrave dhe shërbimeve në botë për dy vjet radhazi.

Në vitin 2013, kur në Shangai u krijua zona e parë pilot e tregtisë së lirë (ZTL) e Kinës, u publikua lista e parë negative e ZTL-së. Në atë kohë kishte 190 masa kufizuese, ndërsa sot vetëm 27. Deri tani, gjithsej 21 zona pilot të tregtisë së lirë janë ngritur në Kinë.

Numri i marrëveshjeve të tregtisë së lirë të nënshkruara nga Kina në dekadën e fundit pothuajse është dyfishuar, duke arritur nga 10 në 19.

Ndërkohë, përqindja e tregtisë së Kinës me partnerët e saj të tregtisë së lirë në vëllimin e përgjithshëm të tregtisë së vendit vjet është rritur nga 17 % në 35 %. Marrëveshja e Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal ka hyrë zyrtarisht në fuqi këtë vit.

Kjo është zona e tregtisë së lirë me popullsinë më të madhe dhe përmasën ekonomiko-tregtare më të madhe në botë.

Sipas të dhënave më të reja statistikore, koha e zhdoganimit të mallrave të importit është pakësuar nga 4 ditë në vitin 2017 deri në më pak se 1.5 ditë tani, ndërsa koha e zhdoganimit të mallrave të eksportit u ul nga 12 orë në vitin 2017 në afro 1.2 orë tani, duke u përmirësuar në mënyrë të pandërprerë efektiviteti.

Në të njëjtën kohë, Kina ka nxitur qarkullimin e logjistikës ndërkombëtare. Në linjën hekurudhore Kinë-Evropë, qarkulluan mbi 1000 trena çdo muaj për 24 muaj me radhë.

Rrjeti i ri i logjistikës tokësore dhe detare perëndimore u zgjerua deri në 316 porte të 107 vendeve dhe rajoneve.

Me rritjen e efektivitetit të zhdoganimit të mallrave, niveli i tarifave doganore është ulur ngadalë. Tani niveli i përgjithshëm i tarifave doganore i Kinës është 7.4%.

Në konferencën për 70-vjetorin e Këshillit për Nxitjen e Tregtisë Ndërkombëtare të Kinës (CCPIT) dhe Samitit Global të Tregtisë dhe të Investimeve, Presidenti kinez Xi Jiping (Shi Gjinpin) tha se me rigjallërimin e tregtisë dhe të investimeve, duhet shtuar përkrahja ndaj regjimit të tregtisë shumëpalëshe me OBT-në në qendër, garantimin e sigurisë e të stabilitetit të zinxhirëve globalë të industrisë e të furnizimit dhe shtimin e përfitimeve nga bashkëpunimi, që popujt e të gjitha vendeve të favorizohen më shumë nga rezultatet e zhvillimit.