Transmetuar më 18-05-2022, 20:29

Pjesë e sfilatës së organizuar nga stilisti i njohur Valdrin Sahiti ka qenë edhe këngëtarja Elvana Gjata.

Ajo ishte veshur me një fustan të zi, të gjatë dhe një të çarë sensuale që e bënte mahnitëse.

Kështu, këngëtarja e shumë hiteve spikati me veshjet që kishte zgjedhur në event.

Ndërkohë që në rrjetet e saj sociale Elvana ka ndarë sot disa foto të reja të realizuara në sfilatë.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte njëra prej tyre, ku këngëtarja shihet teksa është rrëzuar kur po dilte nga makina për të shkuar në sfilatë.

Nuk dihet nëse këngëtarja është penguar në të vërtetë dhe është rrëzuar por me shumë mundësi është një tjetër shaka. “Fashion show VS afterparty”, ka shkruar me humor krahas fotove.