Transmetuar më 18-05-2022, 08:36

Bruksel- Finlanda dhe Suedia aplikojnë zyrtarisht për anëtarësim në NATO. Dy vendet paraqitën zyrtarisht kërkesën mëngjesin e sotëm. Ky është një moment historik që shënon ndryshimet në skenën botërore pas dekadash.

Dorëzimi i letrave në selinë e aleancës në Bruksel shënon fillimin e procesit të pranimit i cili pritet të çojë përfundimisht në zgjerimin e NATO-s nga 30 në 32 anëtarë.

Sipas diplomatëve, procesi i ratifikimit, i cili do të duhet të kalojë nëpër parlamentet e të gjithë anëtarëve të Aleancës, mund të zgjasë deri në një vit.

“Ne po largohemi nga një epokë dhe po fillojmë një tjetër”, tha kryeministrja suedeze Magdalena Anderson në një deklaratë të hënën.

Anderson dhe presidenti finlandez Sauli Ninistu i Finlandës do të paraqiten në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ku presidenti Biden pritet të mbështesë qëndrimet e tyre.