Transmetuar më 17-05-2022, 23:35

A ju ka ndodhur që gjatë drekave dhe darkave me familjen të vijnë shumë miq dhe të afërm në shtëpi dhe ju keni ‘detyruar’ fëmijët tuaj t’i takojnë?

Në masë ndodh që të vegjëlit tuaj mund të ‘ngrijnë’ përballë të panjohurve dhe nuk dëshirojnë t’i takojnë duke kundërshtuar kërkesën tuaj me një sjellje të acaruar.

Një studim i fundit thotë se nuk duhet kurrsesi t’i lejoni të afërmit tuaj të përqafojnë apo puthin me zor fëmijët tuaj sepse po i mësoni gabim.

Fëmijët duhet të mësohen dhe rriten me konceptin dhe mentalitetin se askush nuk mund ta prekë trupin e tyre pa marrë konfirmim verbal nga ata.

Bëjani të qartë fëmijës tuaj që nuk i ka askujt borxh një përqafim apo një puthje.