Transmetuar më 17-05-2022, 20:18

KOSOVË- Një mesazh kërcënimi për bombë iu dërgua sot rektoratit të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’.

Rasti ka vënë në alarm institucionin por edhe policinë.

Pas kërcënimit të marrë me anë të një emaili, policia evakuuoi menjëherë ambjentet e univeristeti dhe njësia speciale anti-bombë mbërriti për të kontrolluar perimetrin.

E-mail-i rezulton të jetë dërguar nga adresa [email protected] dhe në subjekt ishte shkruar “Bomb Hasan Prishtina”.

“Bomba në Hasan Prishtina do të shpërthejë tani”.-shkruhej në email në anglisht.

E-maili kërcënues ishte dërguar në [email protected] rreth orës 13:45, ku pak minuta më vonë institucioni ka lajmëruar edhe autoritetet.

KNdërkohë pas kontrollit të imtësishëm Policia e Kosovës ka konfrmuar lajmin se nuk kishte asnjë rrezik për bombë në ambjentet e Universitetit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative për menaxhimin e mjeteve shpërthyese.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rremë, -tha ai.