Transmetuar më 17-05-2022, 17:13

Tiranë- Lajme të mira për gjendjen shëndetësore të çiftit ‘konomi’ në Tiranë.

Vilma dhe Arjan Konomi, që u aksidentuan tek vizat e bardha nga një një makinë tip “G Class” në Rrugën e Kavajës, përfundimisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ata qëndruan prej gati dhjetë ditë nën trajtim intensiv në spital.

Mjeku i njohur neurokirug, Fatos Olldashi, jep lajmin e mire se të dy prindërit e foshnjës tre muajshe e kapërcyen rrezikun për jetën dhe nuk riskojnë të kenë pasoja.

Edhe vajza e vogël është në gjendje të mirë shëndetësore.

Fatkeqësisht sot ka ndodhur një tjetër aksident te vijat e bardha ku e lënduar ka mbetur një vajzë 20-vjeçare. Noa.al