Transmetuar më 16-05-2022, 22:08

Kim Kardashian ka arritur një kulm të ri në karrierë duke u shfaqur si ylli i kopertinës së revistës “Sports Illustrated”.

41-vjeçarja kryeson numrin e revistës së famshme të vitit 2022 e veshur me bikini nudo nga linja e saj e rrobave të banjës “Skims”, të cilat ajo i publikoi në mars.

E fotografuar në Republikën Domenikane nga Greg Swales, Kardashian ka shfaqur linjat e famshme në disa poza të ndryshme duke vënë në pah fizikun e përkryer.

“Është e lehtë të thuash që thjesht të injorosh kritikat, por një gjë tjetër që do të mësosh është se në një moment do të klikon në kokën tënde se nuk ka të bëjë më me ty. Bëhet fjalë për familjen. Ka të bëjë me ndihmën e njerëzve të tjerë. Për vite me radhë ju do ta vendosni veten atje”, ka thënë Kim në një letër për të kaluarën e saj të shkruar për revistën.

Por ju do të bëheni një person më privat dhe do të kuptoni se mënyra për të nxjerrë historinë tuaj atje – narrativa aktuale, e vërteta – nuk është duke u angazhuar, por duke bërë”,- shtoi ylli.

Yje të tjerë që zbukurojnë faqet e edicionit “SI Swim 2022”, i cili del më 19 maj, përfshijnë Kate Bock, Camille Kostek, Ciara, Maye Musk dhe Yumi Nu.