Transmetuar më 16-05-2022, 14:06

Durrës- Plagosje me armë zjarri në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në lagjen nr.1.

Dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, Ardit Kërtusha, 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.