Transmetuar më 14-05-2022, 20:30

Lezhë- Të shtëna me armë zjarri në dalje të qytetit të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit Blerim Preçi dhe Klinsman Preçi.

Për pasojë nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd