Transmetuar më 14-05-2022, 12:27

Dy variante të reja të Omicron, të cilat janë cilësuar si “shqetësuese” nga ekspertët evropianë të shëndetësisë, mund të jenë dominuese gjatë verës.

Qendra Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC), thotë se variantet BA4 dhe BA5 mund të çojnë në rritje të rasteve në kontinentin tonë, duke shtuar edhe shtrimet nëpër spitale.

Për këtë arsye, u kërkohet të gjitha vendeve evropiane që të jenë të kujdesshme për shenjat e një shpërthimi të ri.

Mendohet se këto variante mund të shmangin mbrojtjen e vaksinave dhe imunitetin e fituar nga kalimi i Covid-19.