
"Të quash një burrë tullac në Britaninë e Madhde është ngacmim sek*ual". Kështu ka vendosur një gjykatë atje, pasi një punonjës u ankua se e quanin tullac. Tony Finn kishte punuar për "British Bung Company" me bazë në "West Yorkshire" për gati 24 vite, kur u pushua nga puna në maj të vitit të kaluar.
Ai u ankua në gjykatë duke pretenduar, ndër të tjera, se kishte qenë viktimë e ngacmimeve sek*uale pas një incidenti me mbikëqyrësin e fabrikës, Jamie King. Z.Finn pretendoi se gjatë një sherri në dyqan, që pothuajse shpërtheu në dhunë në korrik 2019, King i ishte referuar atij si tullac.
Humbja e flokëve është shumë më e përhapur tek burrat sesa tek gratë, kështu që përdorimi i tyre për të përshkruar dikë është një formë diskriminimi, vendosi një gjykatës. Vendimi, i marrë nga një panel prej tre gjyqtarësh, të cilët në gjykimin e tyre ankoheshin për mungesën e flokëve, i vendos "vulën" një çështjeje midis një elektricisti veteran dhe punëdhënësve të firmës së tij prodhuese.
Gjykata dëgjoi se zoti Finn, i cili tha se ishte më pak i mërzitur nga gjuha ‘anglo saksone’ sesa komenti për pamjen e tij. Paneli i udhëhequr nga gjyqtari Jonathan Brain e konsideroi fyerjen si tullac në të vërtetë ngacmim se*sual.
Trupi gjykues tha: "Sipas gjykimit tonë, ekziston një lidhje midis fjalës "tullac" nga njëra anë dhe karakteristikës së të sek*it nga ana tjetër". Të tre anëtarët e tribunalit thanë se tullacëria është shumë më e përhapur te meshkujt sesa te femrat:
"Ne e shohim se ky term është i lidhur në thelb me seksin. Prandaj, tribunali vendos se, duke iu referuar paditësit si tullac, sjellja e zotit King ishte e padëshiruar, ishte shkelje e dinjitetit të paditësit, krijoi një mjedis frikësues për të, ishte bërë me qëllim dhe lidhej me gjininë e paditësit".
Përveç mbështetjes së pretendimit të tij për ngacmim sek*ual, gjykata vendosi se kompania e kishte shkarkuar atë në mënyrë të padrejtë. Kompensimi i z.Finn do të përcaktohet në një datë të mëvonshme. Megjithatë, çdo pagesë do të reduktohet pasi gjykata vendosi se ai kishte kontribuar në shkarkimin nëpërmjet sjelljes së tij.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





