Transmetuar më 12-05-2022, 07:31

Vatikan- Kryegjyshi Botëror, Baba Mondi, u takua me Papa Françeskun në selinë e Shenjtë në Vatikan. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Papa. “Prita në shtëpinë e Zotit, mikun tim nga Shqipëria, Baba Mondin. Rruga që do të duhet të përshkojmë është ajo e dashurisë. Të përpiqemi për mirëkuptim midis feve dhe paqe mes vendeve”- u shpreh mes të tjerash PapaFrançesku.

“Kombi juaj, – tha Ati i Shenjtë, – është një shembull i paçmuar për vlerat e bashkëjetesës vëllazërore, ndërmjet besimeve që ekzistojnë në Shqipëri. Si shembull dhe thesar i çmuar i kombit shqiptar që duhet të ushqehet, kultivohet e të çohet përpara me përkushtim e bindje”. Me shumë përdëllim shpirtëror, Papa inkurajoi harmoninë vëllazërore, që e përcjellin Komunitetet Fetare të Shqipërisë. Kjo frymë duhet të përhapet dhe të jetë një dritë e pashuar gjithmonë.