Transmetuar më 07-05-2022, 11:45

I ashtuquajturi Bordi i Transparencës që ka ngritur qeveria, tha sot se ka kryer një mbledhje ku vendosi që nga ora 18 e kësaj të shtune të aplikohen çmime të reja pak më të ulëta në karburante.

Nafta e thjeshtë do të shitet me 237 lekë nga 243 që ishte fiksuar dhe vazhdon sot.

Benzina shënon rritje dhe nga 213 shkon në 215 lekë litri.

Ndërsa gazi për makina shkon në 100 lekë për litër nga pasditja e sotme. /noa.al