Transmetuar më 04-05-2022, 07:51

UKRAINË- Kjo histori prekëse lufte vjen nga Ukraina. Një infermiere, e cila humbi këmbët në një shpërthim mine, ka shpërndarë një video të kërcimit të saj ditën që u martua.

Videoja emocionuese është xhiruar në një spital në Lviv. NDTV shkruan se infermierja, 23-vjeçarja Oksana, ishte duke ecur me burrin Viktor në qytetin e lindjes Lysychansk në rajonin e Luhansk më 27 mars, kur ajo shkeli një minë tokësore.

Viktori shpëtoi i padëmtuar. Oksana iu nënshtrua katër operacioneve pasi u evakuua në Dnipro. Pas shërimit të plagëve, mjekët filluan të përgatisin gjymtyrët për protezë. Ajo arriti në Lviv katër ditë më parë për një procedurë për vendosjen e protezave.

Videoja e kërcimit të tyre është kapur në kamera nga një vullnetar në spital. Pamjet e bukura tregojnë Viktorin duke mbajtur Oksanën lart në një përqafim të ngrohtë. Një Oksana e buzëqeshur shihet duke falenderuar të pranishmit në dhomën e spitalit të cilët duartrokasin për gjestin e ëmbël.