Transmetuar më 04-05-2022, 07:04

Historia e transportit ajror civil në Shqipëri, e ka zanafillën në vitin 1924 kur u krijua shoqëria ajrore shqiptare me emrin “Adria Aero Lloyd”, ndërsa fluturimet e para drejt Italisë filluan pak vite më vonë, kur shoqëria u ble nga shteti italian dhe shtoi destinacionet. Rreth 100 vjet më pas, është kompania ajrore shqiptare Albawings, që plotëson nevojat e fluturimeve nga Tirana në shumë destinacione drejt Italisë dhe jo vetëm, me lehtësi për të gjithë.  

Ndërsa rreth një shekull më parë Shqipëria ka patur edhe transport ajror të brendshëm të zhvilluar, sot nuk ka më transport të brendshëm ajror, por kryesisht rrugor. Madje për shkak të distancave të shkurtra dhe lidhjeve të forta me vendin fqinj, tani janë udhëtimet drejt Italisë që konsiderohen si të jenë brenda vendit. Bashkë me zhvillimin e botës gjatë këtij shekulli dhe me rritjen e industrisë së transportit ajror, mundësitë e zgjedhjeve të fluturimit po bëhen gjithnjë dhe më të mëdha. Edhe për shqiptarët, si për çdo qytetar të botës, udhëtimi me avion tani nuk është aspak luks, por një mënyrë jetese. Dikur ishte kompania italiane Ala Littoria, që lidhte Shqipërinë me Italinë, me bileta avioni të kushtueshme që paguheshin me franga ari. Ndërsa sot, kompania ajrore Albawings ka destinacione drejt italisë dhe oferta, që e bëjnë udhëtimin të thjeshtë dhe të mundur për çdo profil udhëtari që dëshiron të shkojë në Itali, me të njëjtën lehtësi që shëtit edhe nëpër atdhe. Këto mundësi, janë zgjidhje shumë të vlefshme dhe për çdo shqiptar që jeton në Itali dhe udhëton për të takuar familjen, sikurse për çdo qytetar italian që viziton Shqipërinë për biznes apo turizëm.

Italia bëhet çdo ditë më e afërt, me destinacione që shtohen vazhdimisht. Por Albawings ka menduar dhe për linjën direkte për fluturime drejt Anglisë. Aty ku gjithashtu jetojnë shumë shqiptarë dhe të tjerë dëshirojnë ta vizitojnë për turizëm apo për arsye të ndryshme. Prej 3 qershorit 2022, fluturimi direkt Tiranë-Londër-Tiranë, do të afrojë Shqipërinë me Anglinë, me zgjedhje datash, oraresh dhe ofertash të mundësuara nga kompania Albawings.

Shumë linja ajrore përjetuan një krizë gjatë dy viteve të fundit për shkak të pandemisë. Ndërkohë, konflikti i luftës në Ukrainë dhe rritja e çmimeve të karburanteve që prek ndjeshëm industrinë e transportit ajror, kanë shtuar pasiguritë për të gjithë. Por megjithë situatën që tani është përtej parashikimeve, kompania ajrore Albawings ka vendosur të zhvillohet dhe të jetë në shërbim të pasagjerëve të saj besnikë dhe të atyre që do të shtohen.  Me këmbëngulje dhe përkushtim, gjatë gjithë kësaj periudhe Albawings ka punuar për rritjen e saj.

Përveç fluturimeve nga Tirana të cilat janë prej kohësh aktive për në Bari, Perugia, Ancona, Genova, Pisa, Venezia, Verona dhe Forli, nga maji do të shtohen destinacione të reja me Italinë. Për ata që duan të shijojnë Italinë me gjithçka që ajo ofron, që kanë nevojë të zhvillojnë raportet profesionale, të takojnë të afërmit apo për çdo lloj arsyeje tjetër, destinacionet e reja rrisin çdo mundësi dhe lehtësojnë çdo nevojë. Me fluturimet e reja që do të nisin për në Firenze në 3 maj 2022 dhe për Rimini në 4 qershor 2022, pranvera bëhet me më shumë ngjyra dhe më e gëzueshme për të gjithë të interesuarit. Ndërsa me fluturimet për në Bologna që fillojnë në 3 qershor, Bergamo, në 14 Qershor dhe Milano në 13 qershor 2022, vera bëhet më premtuese.

Si një kompani që vendos gjithmonë pasagjerin në vend të parë dhe me objektiv kryesor të shtojë dhe përmirësojë shërbimet e saj, Albawings është në rritje të vazhdueshme.

Për më shumë informacione për ofertat, shërbimet, destinacionet dhe çdo të re, kontaktoni albawings.com