Transmetuar më 02-05-2022, 12:21

Kosovë- Ngjarje e shëmtuar në Viti të Kosovës.

Mësohet se dje rreth orës 21:00, persona të maskuar janë futur në xhaminë e fshatit Dobresh dhe kanë vjedhur çdo gjë kishte brenda saj.

Ka qenë kujdestari i xhamisë që ka njoftuar policinë e cila ka konstatuar se arka ishte bosh.

Rasti po hetohet nga policia lokale.