Transmetuar më 30-04-2022, 21:02

KUÇOVË – Një 40-vjeçar me emrin Alvaro Merka është arrestuar në Kuçovë, pasi akuzohet si autor i disa vjedhjeve. Mësohet se, ai ëshë identifikuar si autor i disa vjedhejve në banesat dhe dyqanet në Kuçovë.

Ai dyshohet se ka vjedhur një sërë banesash këtë muaj, duke marrë sende personale, vegla pune, pije alkolike si dhe sende me vlerë.

Identifikimi i Mekos, është bërë i mundur nga kamerat e një biznesi si dhe më pas nga shenjat e gishtrinjve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd